Policia italiane ka goditur një grup kriminal ku janë sekuestruar 38 kilogramë marijuanë dhe 7.4 kilogramë heroinë.

Mësohet se drogë më vlerë mbi gjysmë milion euro vinte nga Shqipëria dhe do të shpërndahej në Napoli. “Smoke Snake” – Gjarperi tymyes, është emri i operacionit i policisë italiane ku më shumë se 100 agjentë policie arrestuan 26 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe shpërndarjen e saj në territorin italian sidomos në Napoli. Hetimet për grupin kriminal kanë nisur që në Maj të vitit 2016