
Qyteti i Shkodrës është përballur me trafik të rënduar këtë të martë, si pasojë e fluksit të lartë të automjeteve, sidomos në zonat hyrëse dhe dalëse të qytetit.
Rradhë të gjata janë shënuar në akset kryesore, përfshirë rrethrrotullimin në Rus, si dhe në disa rrugë të brëndshme të qytetit ku drejtuesit e mjeteve janë detyruar të presin me minuta të tërë për të lëvizur.
Në këtë situatë ka ndikuar edhe shtimi I numrit të emigrantëve shqiptarë të cilët kthehen në vend për të kaluar pushimet verore. Ndërkohë, trafiku pritet të rëndohet edhe më shumë në ditët në vijim, për shkak të shtimit të automjetve dhe rritjes së numrit të vizitorëve në qytetin e Shkodrës.
Policia rrugore ka qënë e pranishme në disa nga pikat më të ngarkuara të qytetit dhe po punon për të menaxhuar fluksin, por prania e lartë e mjeteve vazhdon të mbetet sfidë për qarkullimin normal.






