Kjo e dielë ka shtuar lëvizjet në dalje të qytetit të Shkodrës. Moti me diell dhe pushimi i fundjavës ka bërë që qytetarët të zgjedhin të kalojnë një ditë ndryshe jashtë Shkodre, duke krijuar në këtë mënyrë edhe rradhë automjetesh pranë urës së Bahcallekut .

Rradhët e automjeteve ishin të gjata duke krijuar edhe vështirësi në lëvizje. Punimet që po realizohen nga ura e Bahcallekut deri tek harku i Bërdicës pritet të kthehen në një pengesë për lëvizjen e automjeteve gjatë këtij sezoni, ku pritet që edhe fluksi i lëvizjeve të rritet me ardhjen e emigrantëve por edhe të turistëve të huaj që vizitojnë Shkodrën dhe pikat turistike të saj, gjatë verës.

Ndertimi i ures se re pranë asaj egzituese në Bahcallek dhe zgjerimi i rrugës me 4 korsi do të bënte të mundur që trafiku i automjeteve të evitohej gjatë këtij sezoni.

Artikulli paraprakMESHA PËRMBYLLËSE KUSHTUAR “ZOJËS SË KËSHILLIT TË MIRË”
Artikulli tjetërPANAIRI “LIBRI TË BAN TË LIRË” SË SHPEJTI NË SHKODËR