Trafiku në Shkodër vijon të jetë një nga problemet më shqetësuese për drejtuesit e automjeteve, sidomos në ditët e fundjavës dhe në oraret e pikut. Kjo e shtunë solli edhe një herë pamjet e zakonshme të rrugëve të bllokuara, kolonave të gjata të qarkullimit, duke paralizuar lëvizjen në hyrje dhe daljet e qytetit.

Nga vëzhgimi I paradites së sotme, hyrja e Shkodrës rezulton një nga zonat problematike ku qindra automjete janë detyruar të presin për minuta të tëra.

Situata rëndëohet edhe më shumë nga rritja e ndjeshme e numrit të automjeteve gjatë sezonit veror. Me kthimin e emigrantëve për pushime dhe rritjen e lëvizjeve ndaj zonave turistike, fluksi në rrugët e Shkodrës është rritur ndjeshëm. Në ditët në vijim pritet që lëvizja të bëhet edhe më intensive, çka kërkon masa të menjëhershme nga autoritetet për të shmangur koasin dhe për të garantuar një qarkullim sa më normal në Shkodër.

Artikulli paraprakNGA PIRAMIDAT E EGJIPTIT,ROJE PLAZHI NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërTASK FORCA UKSH SHKODËR KONTROLLE NË VELIPOJË