Pjesëmarrje në organizatë kriminale, emigracion klandestin, trafik qëniesh njërëzore dhe shfrytëzim prostitucioni

, janë këto akuzat që rëndojnë mbi 33 – vjeçarin Martin Kapaj, i cili është arrestuar nga efektivët e Fierit. Kapaj, banues në fshatin Frakull e Vogël, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Napolit kishte lëshuar ndaj tij një urdhër – arrest. Ndalimi i 33 – vjeçarit u bë me qëllim ekstradimi drejt shtetit italian.