Një burrë që mbante rreth 1 000 cigare kanabis hyri gabimisht në një makinë policie duke besuar se ishte një taksi. Burri nga Christiania, e Kopenhagës në Danimarkë përfundoi vetë në “gojën e ujkut”.

“Natën e kaluar një tregtar i kanabisit nga Christiania i cili donte të shkonte në shtëpi shpejt mori një taksi. Ai pati një surprizë të madhe kur e kuptoi se ishte ulur në të vërtetë në një makinë policore”, shkroi policia vendase. “Punonjësit e policisë ishin të lumtur ta shihnin atë, pasi ai mbante rreth 1.000 cigare.”

Policia daneze ka nisur bastisjet në përpjekur për të shtypur trafikun e drogës në enklavë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakLLALLA: JANULLATOS DO ZËVENDËSOHET NË MARS, VUAN NGA NJË SËMUNDJE E RËNDË
Artikulli tjetërSHPERTHIM TRITOLI,NUK KA TE LENDUAR