Trafikanti shqiptar i drogës masakrohet me thikë

Një shqiptar është plagosur nga tre goditje me thikë. Ngjarja ka ndodhur më 28 janar në Rennes të Francës, raportojnë sot mediat lokale. I plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, i është nënshtruar një operacioni urgjent. Raportohet se ai është jashtë rrezikut për jetën dhe pasi të rikuperohet, do të merret në pyetje nga policia. Mediat në Francë raportojnë se shqiptari është i përfshirë në një rast të trafikut ndërkombëtar të drogës. Autori i ngjarjes, që po hetohet si tentativë vrasje, është ende në arrati.