Itali,trafikonin 324 kg drogë me kamion,në pranga 2 durrsakët

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Lecco. Ata u kapën ndërsa në kamionin e tyre u zbuluan 324 kg hashash. Dy të arrestuarit nga Durrësi janë të moshës 61 dhe 39 vjeç. Sipas mediave italiane bëhet fjalë për Emil Deliallisai dhe Alban Kasemi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kamioni ishte i mbushur me mobilie dhe brenda tyre një karton i mbushur me drogë, e ndarë në pako. Kamioni kishte ardhur nga Spanja, ndërsa dy shqiptarët fillimisht kishin tentuar të largoheshin. Policia përveç drogës ka sekuestruar edhe telefonat celular, nga ku shpreson të zbulojë më shumë informacion për grupin kriminal. Ata besojnë se droga do shitej e gjitha në Lecco.

Artikulli paraprakDEFEKT NE NENSTACIONIN ELEKTRIK SHKODRA 1,DISA LAGJE TE SHKODRES PA ENERGJI ELEKTRIKE
Artikulli tjetërRESHJET:IZOLOHEN FSHATRAT NE TROPOJE,PERMBYTJE,SHKARJE DHEU,MUNGESE ENERGJIE