11 shqiptarë nga moshat 19 deri në 33 vjeç u dënuan me burg, në akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike të llojit heroinë dhe kokainë. Vendimi u mor nga Gjykata penale e Annecy në Francë, gjatë një seancë dy ditore që u zhvillua më 13 dhe 14 shkurt 2020.

Dëbimet varionin nga 1 deri në 9 vite burg nga akuzat e blerjes, transportimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, deri tek veprimi si grup i strukturuar kriminal.

Sipas mediave franceze arrestimi i tyre u bë një vit më parë më 15 shkurt 2019, ku gjatë kontrolleve autoritetet sekuestruan 1.1 kg heroinë të pastër, 10 kg produkte prerëse, 400 gram kokainë, 17.400 euro para cach dhe një revolver 8 mm.

Grupi vepronte në territorin e Annecy dhe në zonat rreth tij, ku shpërndanin lëndë narkotike për klientë të ndryshëm, ndërsa droga sillej nga Holanda.