Trafikonin emigrantë drejt Britanisë, 2 shqiptarë në pranga.

Tre burra, dy prej të cilëve shqiptarë, janë nën akuzë nga drejtësia britanike për trafikun e paligjshëm të emigrantëve shqiptarë dhe sirianë në Britaninë e Madhe. Procesi gjyqësor ka nisur në gjykatën e Newcastle, pasi në një kamion të ardhur nga Holanda u gjetën 20 persona, 19 shqiptarë dhe një burrë sirian, trafik i kryer më 1 shtator të vitit 2015. Prokurorët thanë në gjykatë se kur doganierët në North Shields hapën kamionin ata ndjenë armë të keqe dhe panë “shumë këmbë’ në kamion, raportojnë mediat lokale. Pretendohet se shtetasi shqiptar Ferdinand Gjolla ishte organizatori i trafikut në bashkëpunim me kunatin e tij Armand Mekolli, si dhe shoferi i kamionit, holandezi Marek Niedziechi, që të tre mohojnë akuzat për ngjarjen. Prokurori i çështjes Paul Abrahams tha para gjykatës se ata komplotuan me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë të panjohur kanë realizuar marrëveshje midis tyre për të çuar në Britaninë e Madhe emigrantët e paligjshëm. “Themi se këta tre burra, me të tjetër persona që mund të identifikohen, ranë dakord për të kontrabanduar njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët nuk kishin të drejtë për të qëndruar në vend dhe nuk ishin as qytetarë të Bashkimit Evropian”, tha ai. Prokurori tha se Gjolla është organizatori i trafikun, ndërsa shoferi holandez është transportuesi. Nga ana tjetër, Prokurori tha gjithashtu se Mekolli kishte ndihmuar njerëzit për lëvizur sapo të mbërrinin në Britaninë e Madhe. Shoferi holandez i kamionit i arrestuar më 1 shtator 2015, punonte për një firmë me bazë në Varshavë të Policisë dhe transportonte pajisje elektronike. Ai tha se nuk e dinte se në kamionin e tij kishin hyrë emigrantë. Prokurori tha gjithashtu se shoferi Niedziechi kishte bashkëpunuar me Gjollën, 41 vjeç me nënshtetësi britanike si dhe me Mekollin, 30 vjeç. Të gjithë shqiptarët u dëbuan nga Britania ndërsa shtetasi sirian përfitoi azil për shkak të luftës në vendin e tij. Shtetasi sirian u deklaroi autoriteteve se kishte udhëtuar nga vendi i tij për qytetin port francez të Calais, por më pas kishte udhëtuar për në Belgjikë ku kishte takuar disa shqiptarë për të kaluar në Holandë e më pas drejt shtetit ishullor.