
Kjo ishte pamja e superstrades Balldre-Milot gjatë natës së kaluar.Fluksi i lartëi automjeteve “paralizoi” qarkullimin në këtë segment si dhe rrugen e Shëngjinit.
Trafiku i rënduar nisi qëprej orës 16:00 të së dieles dhe vijoj deri në oret e para të mëngjesit të së hënës.Numri i lartë i pushusve që zgjodhen për tëkaluar fundjaven në plazhet e Velipojës, Shëngjinit dhe Tales solli këtë situatë kaotike.
Për të përshkuar 15 km rrugë qytetareve ju deshen që të presin me orë të tëra, pasi lëvizja ka qenë jashtëzakonisht e ngadaltë dhe me bllokime të herëpashershme, ku situata e refletua edhe në rrugen e re Shëngjin-Velipojë.Një nga pikat më problematike është konstatuar në zonën e Ranës së Hedhun, ku organizimi i Festivalit të Muzikës Elektronike ka rënduar më tej qarkullimin. Disa pushuesve u janë dashur deri në 6 orë për të dalë nga Lezha, si pasojë e kaosit rrugor.
Një ndër problemet kryesore që thellon krizën e qarkullimit është mungesa e një rruge lidhëse direkte midis Shëngjinit dhe Velipojës, veçanërisht pranë portit, çka pengon devijimin e fluksit të mjeteve. Kjo situatë e krijuar kërkon një reagim të shpejtë nga autoritetet për të shmangur përsëritjen e kaosit në ditët dhe javët në vijim, teksa sezoni turistik sapo ka nisur.