Trafiku në qytetin e Shkodrës është një nga çështjet më të ndjeshme veçanërisht gjatë sezonit veror. Në këtë periudhë trafiku shtohet shumë veçanërisht në dalje të qytetit në afërsi te kisha e zojës si edhe te harku u Berdicës çka e bën jo pak të vështirë lëvizjen në këto temperature që na shoqërojnë aktalisht. Parkimet dyshe mbeten një problem I pazgjidhur prej kohësh e gjithashtu edhe rikthimi i emigrantëve me automjetet e tyre shkon në dëm të qarkullimit duke e bërë atë akoma më të vështirë.
Shkodra është një destinacion i mjaft I drekuentuar turistik kështu që numri i turistëve dhe vizitorëve të tjerë shkon në rritje gjatë sezonit veror. Si vendasit po ashtu edhe vizitorët e huaj zgjedhin destinacione të ndryshme turistike si ne det apo në mal dhe kjo është një faktor ndikues I madh pasi të gjithë për të arritur destinacionet e përzgjedhura duhet të qarkullojnë me makinë.
Ndërkohë një tjetër problem sa I përket trafikut është edhe mundësia e ndonjë aksidenti ku për instancat kopetente si policia apo ambulanca e kanë shumë të vështirë për të shkuar sa më parë në vendin e ngjajes për të dhënë ndihmën e parë. Kështu për të ndihmuar sado pak veten por njëkohësisht edhe qarkullimin e autumojeteve të përdorësh bicikletën ose të ecësh në këmbë për udhëtime të shkurtra mund të jetë një zgjidhje tjetër e leverdisshme për qytetarët pavarësisht temperatuarve ku në oraret e pikut mund të shkojnë deri në 40 gradë celsius.