Policia ka arrestuar një 41-vjeçari pasi ndihmoi dy shtetas sirianë, për të kaluar kufirin. Edmond Tarja, banues në Tiranë po transportonte me makinë klandestinët sirianë nga Korça drejt Tiranës.

Ai u kap të mërkurën në afërsi të fshatit Biranj-Korçë dhe sirianët i kishte marrë në afërsi të fshatit Kapshticë – Devoll, pasi këta të fundit kishin kaluar kufirin e gjelbër nga Greqia.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Edmond Tarja në afësi të fshatit Biranj-Korçë, është konstatuar duke transportuar me mjetin tip “Benz” me targa AA347RP, drejt Tiranës, dy shtetas klandestinë sirianë,

të cilët i kishte marrë në afërsi të fshatit Kapshticë-Devoll, pasi këta të fundit kishin kaluar kufirin e gjelbër nga Greqia,”

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSPANJA SHKATËRRON GRUPIN E 3-TË TË SHQIPTARËVE GRABITËS
Artikulli tjetërPËRPLAS MAKINEN NË MUR, PLAGOSET BASHKË ME GRUAN