Trafiku ndërkombëtar i drogës, sekuestrohen 450 kg kanabis

Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit. Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin Kundër Narkotikëve kanë parandaluar dhe goditur tentativën për të trafikuar lëndë narkotike drejt Italisë. 450 kg kanabis janë sekuestruar dhe për një person filloi procedimi penal. Ndërkohë, dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Efektivet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet Portit të Durrësit, mbrëmjen e djeshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast. Filloi procedimi penal më gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit: • Sh. J. 61 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi I mjetit. Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve: • A.R. 24 vjeç, banues në Tiranë; • E.S. 28 vjeç, banues në Tiranë. AKSIONI Më datë 29.01.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin tip Scania me targë përpara AA 822 OS dhe targë mbrapa ADT 801, me drejtues shtetasin Sh.J. , pas dyshimeve nga Specialistët se në brendësi të tij kishte lëndë narkotike, për verifikim më të hollësishëm u kontrollua në Skaner. Në përfundim u konkludua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Kamioni ishte i ngarkuar me arka plastike, bosh dhe lënda narkotike ishte e futur në të gjitha këmbët e arkave, ku pas peshimit rezultoi në total një sasi rreth 450 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal. Materialet I kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” në bashkëpunim, e mbetur në tentativë parashikuar.