Banorët e Lagosit, qytetit më të populluar në Nigeri dhe në Afrikë po përballen me trafik shumë të rënduar për shkak të mbylljes së pjesshme të urës së tretë kontinentale.

Nga 25 korriku i vitit të shkuar, vetëm njëra anë e urës ka qenë e kalueshme për automjetet, ndërkohë që në anën tjetër po kryheshin punime.

Lagos njihet për trafikun e rënduar. Ai është i vendosur mbi tre ishuj. Ura e Tretë e Kontinentit u ndërtua në vitet 1980 dhe shtrihet në më shumë se 11 km, duke bërë të mundur lidhjen e qytetit me kontinentin.

Në ishuj jetojnë familjet më të pasura të vendit. Për 12 orë në vijim automjetet mund të udhëtojnë në drejtim të kundërt, përsëri në kontinent.

Ky model pasqyron udhëtimet e shumë punëtorëve me paga më të ulëta, të cilët priren të drejtohen në ishujt për punën e tyre.

Artikulli paraprakTWITTER, FACEBOOK DHE YOUTUBE BLLOKOJNË LLOGARINË E TRUMP PËR DISA ORË
Artikulli tjetërZYRTARE/ KONGRESI AMERIKAN CERTIFIKON JOE BIDEN SI PRESIDENT TË SHBA-SË