Një operacion i policisë italiane ka çuar në pranga 14 persona, midis të cilëve edhe katër shqiptarë.

Ata akuzohen për trafikun e sasive të mëdha të drogës nga Shqipëria për në Puglia. Hetimet e Guardia di Finanza kanë zbuluar se grupi ishte në gjendje të komunikonte rregullisht me shqiptarët për të organizuar transportin detare të substancave narkotike, futjen në territorin italian kryesisht në brigjet e Brindisit. Masat e sigurisë u dhanë me kërkesë të prokurorit të Leçes dhe atij të Brindisit. Rolin kryesor në grup e kishin dy shtetas italianë.

Shqiptarët e arrestuar janë: Vase Mekshi, 39-vjeç, Shefik Muho, 33 vjeç, Leonard dhe Emiljano Bufi, 36 dje 31 vjeç. Ata akuzohen për trafikun e sasive të mëdha të marshuanës nga Shqipëria. Hetimet ndaj grupit janë zhvilluar që prej muajit gusht të vitit 2016 e deri më sot, ndërsa është zbuluar se pjesë e grupit janë 23 persona, 21 prej të cilëve nën arrest. Gjatë hetimeve operacionit për muaj të tërë janë sekuestruar 3 508 kg marijuanë, me vlerë rreth 35 mln euro. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe armë, gomone dhe pajisje të ndryshme.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË BAHÇALLEK, AUTOVETURA PËRPLASET ME MOTORIN
Artikulli tjetërUJI DHE ZJARRFIKËSET, DEBATE NË KËSHILL