RAPORTOHET SE RRETH 148 ËSHTË NUMRI I VIKTIMAVE QË ISHIN NË BORD. Një avion Airbus A320 e rrëzua në Alpet franceze.Aeroplani thuhet se ishte nisur nga Barcelona në Dusseldorf

dhe në bord ka pasur 142 pasagjerë ku pjesa më e madhe e tyre ishin gjerman dhe spanjoll dhe gjashtë të tjerë që ishin pjesë e ekuipazhit .Presidenti francez Francois Hollande tha: “Kushtet e aksidentit, të cilat ende nuk janë sqaruar dhe duket se këtë aksident e kanë favorizuar edhe kushtet e motit ,na çojnë të mendojmë se nuk ka të mbijetuar.”Z. Hollande me tej tha se përplasja ishte një tragjedi dhe bëri thirrje për solidaritet për viktimat, duke shtuar se zona ku ka ndodhur aksidenti ishte shumë e vështirë për të hyrë.Avioni ka raportuar me anë të një telefonate duke treguar se kanë problem në bord në orën 10:47. Sipas burimeve të cituara nga agjencia e lajmeve AFP.Ekipet e kërkim-shpëtimit i janë drejtuar në vendin e rrëzimit , tha kreu i këshillit rajonal.