
Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një 29-vjeçare shqiptare ka humbur jetën pasi dyshohet se u mbyt në det, në zonën e plazhit të Porto Novos.
Reagimi i policisë:
Vlorë / Informacion paraprak
Rreth orës 16:30, në plazhin e Portonovës, në Zvërnec, dyshohet se është mbytur në det shtetasja A. Xh., 29 vjeçe, banuese në Shkodër.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


