Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në provincën e Reggio Emilias në Itali.

Një nënë 39 vjecare ka vrarë dy fëmijët e saj 5 e 2 vjeç duke tentuar më pas vetëvrasjen. Ka qënë një bari i zonës i cili gjatë mbrëmjes së djeshme ka gjetur makinën e Antonella Barbierit 39 vjec, të ndalur në një zonë të hapur mes komunave Guastalla e Luzzara në Reggio Emilia. Brenda në makinë ndodhej trupi i pa jetë i Lorenzos 5 vjec i qëlluar me thikë në bark nga nëna e tij Antonella .

Me të njëjtën thikë të ngulur ende në trup duke tentuar vetëvrasjen ësbtë getur brenda në makinë dhe Antonella. Pak caste më vonë në banesën e saj në komunën Suzzara në provincën e Mantovas është gjetur e vdekur e mbytur në gjumë dhe Kim vajza 2 vjecare e Antonella Barbierit.

Në momentin e ngjarjes bashkëshorti i saj ndodhej në punë. Ai është një ish lojtar Rugby i njohur. Sipas rrëfimeve të familjarave Antonella Barbieri vuante nga probleme pdikologjike

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT 8 DHJETOR
Artikulli tjetër“SHKODRA N’FEST 2017”