Kanë përfunduar pa rezultat rreth 3 orë kërkime në rrjedhën e lumit Fan në Mirditë për gjetjen e 12-vjeçarit, i cili u mbyt sot teksa po luante me shokët.

Mësohet se fëmija ka qenë duke luajtur top me fëmijë të tjerë dhe topi u ka rënë në lumë.

Teksa është futur për të marrë topin, rrjedha e lumit e ka marrë përpara dhe nuk ka mundur të dalë më.

Për shkak të errësirës janë ndërprerë kërkimet për gjetjen e 12-vjeçarit. Nesër pritet që të mbërrijnë ekipet polumbare në mbështetje. Ngjarja ndodhi në fshatin Shtrungaj të njësisë administrative Fan në Mirditë rreth orës 17:10 të ditës së sotme.

Artikulli paraprakMARRËVESHJA PËR SIGURIMET SHOQËRORE ME KANADANË HYN NË FUQI MË 1 GUSHT/ RAMA: SUPER LAJM, JA PËRFITIMET PËR QYTETARËT
Artikulli tjetërPAS BE, SHBA VENDOS SANKSIONE SHTESË NDAJ RUSISË