
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Tales, ku dy të mitura, të moshave 11 dhe 13 vjeçe, kanë humbur jetën pasi janë mbytur në det.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi në një zonë plazhi publik, e cila nuk administrohej nga ndonjë subjekt privat dhe nuk ishte nën menaxhim shtetëror. Trupat e pajetë të dy vajzave janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.






