Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Domen të Postribës, ku humbën jetën në mënyrë tragjike Blerina Çobaj dhe dy fëmijët e saj të mitur.

Përmes një mesazhi publik, Spahia e cilësoi këtë një tragjedi që prek zemrën e çdo prindi dhe mbarë opinionit publik.

POSTIMI I PLOTË

Ka ngjarje që të lënë pa fjalë e dhimbje që nuk përshkruhen. E tillë është kjo e sotmja në familjen Çobaj në fshatin Domen, të Postribës, ku humbën jetën në mënyrë tragjike Blerina Çobaj dhe dy fëmijët e saj të mitur. Një tragjedi që prek zemrën e çdo prindi dhe mbarë opinionit publik. Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjarët, të afërmit dhe të gjithë banorët e zonës, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. U prehshin në paqe.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK SHKODËR NIS ME NJË MINUTË HESHTJE PËR 3 VIKTIMAT
Artikulli tjetërEDONA BILALI REAGON PAS TRAGJEDISË NË POSTRIBË: NGUSHËLLIME FAMILJES PËR HUMBJEN E TRE JETËVE