Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën për shkak të një zjarri që ra në një fabrikë topash golfi në Tajvan. Më shumë se 100 persona, kryesisht punëtorë, u plagosën. Tre nga të vdekurit janë zjarrfikës. Ende nuk dihet fati i një zjarrfikësi dhe tre personave të tjerë.

Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe presidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen, ndërsa tashmë ka nisur hetimi për shkaqet e zjarrit.

Një zyrtar i departamentit të zjarrfikëses në Pingtung u tha gazetarëve se peroksidi i ruajtur në fabrikë mund të ketë shkaktuar shpërthimin e parë të madh, të ndjekur nga disa më të vegjël.

Artikulli paraprakNXËNËSIT E SHKOLLËS PEDAGOGJIKE TAKOHEN PAS 46 VITESH
Artikulli tjetërINSTAT PËR 2022, JANË MENAXHUAR 820 MIJË TONË MBETJE