Tragjedi shqiptare në Australi. Pak orë përpara se të ndërroheshin vitet, ditën e martë një shqiptar nga Kosova 55-vjeç që jeton prej disa vitesh në Melbourne pas një sherri në familje vrau me armë zjarri të bijën dhe dhëndrin, ndërsa më pas tentoi vetëvrasjen, por mbeti i plagosur rëndë. Osman Shaptafaj të martën shkoi në shtëpinë e çiftit në Yarraville që kishte një vit që ishin martuar.

Në konflikt e sipër, Osman Shaptafaj qëlloi me armë zjarri në drejtim të vajzës Lindita Musai 25 vjeç dhe dhëndrit Veton Musai 29 vjeç. E bija humbi jetën në vend nga plumbat, ndërsa dhëndri disa orë më vonë në spital, pasi plagët ishin të rënda duke mos u mbijetuar. Në kushte të vështira psikologjike, 55-vjeçari më pas qëlloi në drejtim të vetes duke tentuar vetëvrasjen, por ka mbetur i plagosur rëndë.

Miqtë dhe familja e çiftit janë tronditur nga ngjarja e rëndë dhe nuk gjejnë dot një shpjegim mbi arsyet që e çuan 55-vjeçarin të vriste çiftin.  “Unë nuk e di se si t’i bashkoj fjalët. Allahu e di më së miri pse gjërat ndodhin kështu, e kam të pamundur të shpjegoj atë që ndodhi. E vetmja gjë që na mban të fortë është besimi në Zot. Se si babai mund ta marrë jetën e vajzës së tij, është përtej të kuptuarit … Por djalli me të vërtetë është midis nesh. Allahu i bashkoftë të dy shpirtrat e mrekullueshëm përsëri në xhenet” shkruan një i afërm i familjes pas tragjedisë. Çifti kishte një vit që ishte martuar dhe pesë që ishin njohur. Miqtë e përshkruanin dasmën e tyre si një nga ‘më të mirat që ishte bërë ndonjëherë’.

“Një çift i tillë i bukur, një familje kaq e bukur … Një nga dasmat më të mira që kam qenë në Australi’ shkroi një mik i familjes në Facebook. Vajza punonte në një kompani që merrej me shitje pronash në Melbourne ndërsa burri në një bankë. Autoritetet australiane janë duke hetuar mbi arsyet. Kjo është ngjarje dytë e rëndë që ndodh në Australi në pak kohë në familjet shqiptare, pasi në gusht po të këtij viti, babai vrau vajzen e tij