Në 22-vjetorin e tragjedisë së 9 Janarit, familjarët e fëmijëve dhe të rinjve që humbën jetën në këtë ngjarje të rëndë u mblodhën për të përkujtuar viktimat dhe për të kërkuar drejtësi. Mes dhimbjes dhe mungesës së përgjigjeve institucionale, ata theksuan se, edhe pas më shumë se dy dekadash, drejtësia për këtë tragjedi mbetet e parealizuar, pasi asnjë nga personat përgjegjës nuk është vënë përpara ligjit.
Familjarët deklaruan se shpresa e tyre është përqendruar te Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke e konsideruar SPAK-un si institucionin e fundit që mund të hedhë dritë mbi këtë ngjarje. Megjithatë, deri më tani, kjo dosje nuk është marrë në shqyrtim nga ky institucion. Ata përsëritën apelin publik që SPAK të nisë hetime të plota dhe të paanshme, me qëllim zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e përgjegjësive ligjore.
Tragjedia e 9 janarit 2004 ndodhi në ujërat e detit Jon, ku 28 shtetas shqiptarë humbën jetën gjatë një tentative për emigrimruar. Viktimat ishin kryesisht të rinj nga Qarku i Shkodrës, të moshave nga 15 deri në 33 vjeç. Ngjarja tronditi opinionin publik në Shqipëri dhe më gjerë, duke u kthyer në një nga episodet më të rënda të emigracionit shqiptar pas viteve ’90.
Edhe sot, 22 vite më pas, kjo tragjedi mbetet e pazbardhur plotësisht, ndërsa familjarët vijojnë kërkesën e tyre për drejtësi, duke e konsideruar zbardhjen e kësaj çështjeje jo vetëm një detyrim ligjor, por edhe një detyrim moral ndaj viktimave dhe shoqërisë.

Artikulli paraprakPËRMBYTJET, RRITET NIVELI I UJIT NË KURBIN
Artikulli tjetërKALENDARI I VAKSINIMIT PËR 0–18 VJEÇ I REALIZUAR NË 95%