Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Ai shprehet se lutjet e tij dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit, që të gjejnë shërim të shpejtë e të mos rëndojë më shumë dhimbja në qytetin e Koçanit.

Begaj: I tronditur nga tragjedia e ndodhur, nga humbja e jetëve të reja dhe lëndimi i shumë të tjerëve nga zjarri i rënë në një diskotekë në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut. Ngushëllimet e mia të sinqerta shkojnë për familjarët që humbën të afërmit e tyre dhe për të gjithë popullin fqinj të Maqedonisë së Veriut.

Lutjet e mia dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit, që të gjejnë shërim të shpejtë e të mos rëndojë më shumë dhimbja në qytetin e Koçanit.

Artikulli paraprakTRAGJEDIA ME 51 VIKTIMA NË MAQEDONI TË VERIUT, RAMA: PA FJALË, SHQIPËRIA E GATSHME PËR ÇFARËDO LLOJ NDIHME
Artikulli tjetërTRAGJEDIA NË KOÇAN, REAGON SPIROPALI: KURAJO POPULLIT MAQEDONAS