Burrë e grua, Rrok dhe Prena Tata janë gjetur të pajetë në banesën e tyre, mëngjesin e sotëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës, por është zbuluar vetëm në mëngjes. Hetimet e para të policisë kanë bërë që të dyshohet për një ngjarje të qëllimshme.

Sipas dëshmive të fqinjëve, burri ishte përdorues i pijeve alkoolike dhe shpesh herë ushtronte dhunë në familje, ndaj bashkëshortes dhe vajzës e cila ishte e divorcuar. Kjo e fundit prej tri javësh kishte ikur në Itali dhe mbesa vetëm 6 vjeçe jetonte me gjyshërit, që humbën jetën. Grupi i hetimit kanë bërë me dije se një nga pistat që po hetohet është edhe ajo e një vetëvrasje e jo ngjarje aksidentale. Dyshohet se gazin gruaja e ka lënë qëllimisht gazin hapur. Njoftimi paraprak i policisë për ngjarjen: Më datë 22.12.2017, rreth orës 11:15, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në një banesë në lagjen ”Pavarsia”, janë gjetur të pajetë dy shtetas.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se në banesën e shtetasit Rr.T., në lagjen ”Pavarsia”, si pasoje e asfiksimit të rrjedhjes së gazit janë gjetur të pajetë dy bashkëshortët Rr.T. 60 vjeç dhe P.T., 56 vjeç. Trupat e pajetë janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë për tu kryer ekspertiza mjeko-ligjore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprak‘KAM TUMOR NË KOKË’, GJYQTARI MIRI KËRKON LIRINË NGA KRIMET E RËNDA
Artikulli tjetërBIEN NGA 10 METRA LARTËSI, NJË I VDEKUR E NJË I PLAGOSUR. NJËRI SHQIPTAR