Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të mërkurë në Mirditë. Një 12 – vjeçar ka gjetur vdekjen pasi u qëllua aksidentalisht me armë zjarri nga vëllai i tij, 3 vjet më i madh. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:00, në fshatin Petoq, në Fan të Mirditës. Sipas policisë, 2 vëllezërit e mitur, E.T. 15 vjeç dhe D.T. 12 vjeç, kanë qenë duke ruajtur bagëtitë në mal.

Gjatë kësaj kohe ata dyshohet se kanë qenë duke luajtur me një automatik dhe 15 – vjeçari, nga pakujdesia dyshohet se ka vrarë vëllain e tij të vogël. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizën e plotë mjeko – ligjore. 15 – vjeçari E.T., babai i tij, si dhe disa persona të tjerë janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në vendin e ngjarjes policia gjeti armën e zjarrit, si dhe 2 gëzhoja.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes