Një 34-vjeçar është mbytur në bregdetin e Shëngjinit pasditen e sotme. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:00.

Raportohet se trupi i pajetë i të riut është pikasur nga pushues në plazh.

Ndonëse ai u nxor me shpejtësi nga uji, dhe u transportua në spital me urgjencë, 34-vjeçari ishte pa shenja jete.

Burimet bënë me dije se 34-vjeçari nga Ferizaj po notonte tek Rana e Hedhun në Shëngjin, ndërkohë që ka qenë një gropë në det ajo që i ka marrë jetën.

Bashkë me të ka qenë edhe një shok i tij, i cili është munduar që ta shpëtojë. Tragjike ishte fakti se gjithë skena është parë nga bregu edhe vëllai i 34-vjeçarit.

Artikulli paraprakMACRON E MERKEL ME DEKLARATË TË PËRBASHKËT: DIALOGU KOSOVË-SERBI RIFILLON ME 12 KORRIK, NË DATË 16…
Artikulli tjetërRAPORTI I KE MBI FUNKSIONIMIN E REGJIMIT PA VIZA, BALLA: SHQIPËRIA PËRPARIM DREJT KËRKESAVE NGA RAPORTI I DYTË