Trainer i Vllaznisë Ernest Gjoka ka dalë në një deklaratë të fundit për mediat për vitin 2017. Gjoka ndër të tjera foli rreth fazës përgatitore që ekipi kuqeblu do të zhvillojë në Ulqin të Malit të Zi.

Si një ndër tematikat më të diskutuara tashmë është edhe merkato e janarit ku trainer kuqeblu shprehet se me Xhevahir Sukaj beson se zyrtarizimi i tij do të bëhet në janar. Ndërkohë përsa i përket afrimeve apo largimeve të tjera të mundshme trainer Gjoka shprehet. Vllaznia kështu ka mbyllur një vit jo shumë të lakmueshëm pasi ka pasur problemet e ndryshme si rezultatet jo të mira, ngërçi psikologjik etj.

Por në kampin kuqeblu shpresojnë që në vitin 2018 situata e ekipit të shkojë drejtë rrugës së duhur dhe të arrijnë rezultatet e kërkuara edhe pse aktualisht ndodhen në vendin e parafundit të tabelës së klasifikimit me 15 pikë.