Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Vllaznisë pas humbjes së sotme ndaj Partizanit.

Shpresat e vakëta për t’i shpëtuar rënies nga kategoria, detyruan trajnerin kryeqytetas që të largohej nga klubi shkodran 2 ndeshje nga fundi i kampionatit.

Tekniku kryeqytetas ka refuzuar prononcimin për mediat, pasi pas sfidës me të kuqtë e ka mbyllur me ekipin shkodran.

Nuk jepen detaje të tjera, por bëhet e ditur që në orët e ardhshme, Gjoka do t’i paraqesë dorëheqjen edhe drejtuesve të Vllaznisë.

Pas kësaj humbjeje Vllaznia është pranë Kategorisë së Parë, ndërsa tashmë “kapiteni” braktis anijen.

Artikulli paraprakVLLAZNIA AFER RENIES NGA KATEGORIA SUPERIORE,HUMBET ME PARTIZANIN
Artikulli tjetërPËRPLASET MAKINA E POLICISË, PLAGOSET POLICI