Laçi pësoi disfatë 1-0 në Elbasan Arena nga Partizani. Pas 90 minutëshit për mediat dha mendimin e tij trajneri i kurbinasve, Dejan Vukivevic.

“Nuk më kanë pëlqyer shumë gjëra sot, uroj Partizanin për fitoren. Na mungoi agresiviteti dhe qarkulllimi, nuk ishim të qartë dhe shumë lojtarë kanë qenë poshtë nivelit të tyre, ndaj humbëm. Humbëm duelet me lojtarët e Partizanit, mesi i fushës ishte shumë keq.Mazrekaj? Jo, nuk mendoj kështu. Futbolli është një sport kolektiv, të gjithë presim shumë. Mazrekaj është një lojtar i madh dhe nga ai presim gjithmonë më shumë.

Mesfusha- Ishim përgatitur mirë për këtë duel. Më vjen keq se me topin në këmbë nuk bëmë asgjë mirë. Ata kanë pasur katër në mesin e fushës, ne dilnim edhe me pesë.Nuk varet vetëm nga mesi i fushës, e dinim si do luanin ata. Ne kemi mënyrën tonë. Babatunde, Mazrekaj dhe Spahiu bënin edhe pjesën e mesit të fushës. Pas penalltisë reaguam, por ishte pak për të ndryshuar fatin e ndeshjes” – tha ai.

Artikulli paraprakISHIN NISUR DREJT SPANJËS, GJENDJEN TË MBYTUR SHTATË EMIGRANTË NË PLAZHET E MESDHEUT, MES TYRE GRA DHE FËMIJË
Artikulli tjetërGJYKATA E APELIT VENDOS “DETYRIM PARAQITJE” PER SAIMIR RRUSITEMIN, LIRON 7 EFEKTIVE NGA 13 TE PROCEDUARIT