
Edi Martini do të jetë “timonieri” i ri i skuadrës së Vllaznisë. Ky është lajmi më i fundit që vjen nga burime të “Star Plus” pranë klubit kuqeblu. Nga sa bëhet me dije, palët kanë arritur marrëveshjen. Martini do të pasojë në këtë detyrë trajnerin Thomas Brdariç. Shkodrani vjen pas drejtimit të Trepçës në Kosovë, ndërsa tashmë do të fillojë punën në krye të skuadrës së Vllaznisë. Për Martinin, ky është një rikthim në pankinën e shkodranëve pas 15-vitesh, ku më parë ai ka drejtuar në sezonin 2009-2010.
Në vitet e fundit në Superiore, Martini ka arritur të fitojë kampionatin me Teutën në edicionin 2020-2021 dhe poashtu, triumfoi edhe në Kupën e Shqipërisë në sezonin 2019-2020. Pa harruar, edhe triumfin në Superkupë me Teutën në vitin 2021.
Nga Maringlen ZHIVANI