Edi Reja ka folur ditën e sotme për sajtin “Tuttomercatoweb” ku është ndalur në disa çështje, natyrisht më e rëndësishmja për publikun tonë lidhet direkt me ekipin përfaqësues. Edi Reja tregon sesi reagoi kur i erdhi oferta për të marrë stolin kuqezi dhe për atë gjë ka gjetur në Shqipëri.

“E kam pasur gjithmonë ambicien për të drejtuar një kombëtare. Nuk u mendova dy herë kur erdhi propozimi për t’u bërë trajner i Shqipërisë. Po bëjmë një punë shumë të rëndësishme bashku me federatën, sidomos sa u takon rritjes së lojtarëve të rinj. Në Shqipëri është investuar shumë në infrastrukturë në vitet e fundit. Kemi fatin të luajmë në një stadium të jashtëzakonshëm dhe të stërvitemi në një qendër stërvitore moderne”.

Veterani i stoli ka një ëndrrën e tij në sirtar: kualifikimin për në Katar.

“Ka mjaft lojtarë interesantë, lënda e parë është vërtetë e mirë. Bëhet fjalë për djem që luajnë në kampionatet më të rëndësishme europiane: në Gjermani dhe Itali. Ka një entuziazëm të madh, projekti është i rëndësishëm. Po i presim me entuziasëm eliminatoret e Botërorit 2022. Kualifikimi do të ishte një ëndërr”.

Reja është një tifoz i Udinezes dhe është ndalur edhe për skuadrën e zemrës së tij, duke i këshilluar klubit friulian një nga kuqezinjtë që ai ka në grup: Rei Manajn.

“I kam rekomanduar Pierpaolo Marinos, mikut tim të dashur, të marrë Rei Manajn. Nuk ishte akoma gati kur ishte pjesë e Interit, kalimi tek Albasete e ka pjekur. Ka shënuar gola dhe ka zhvilluar ndeshje shumë të mira. Ia doli të bindë Barcelonën. Rei do të bënte shumë mire te një skuadër si Udineze”.

Artikulli paraprakALEANCA NDALET PËR PETICIONIN NË LEZHË/ BUDINA: TË LIDHIM BESËLIDHJEN, DO NGULIM FLAMURIN KOMBËTAR NË SHESHIN E TEATRIT
Artikulli tjetërMETA VLERËSON ME TITULLIN “MJESHTËR I MADH”, AKTORIN E SHQUAR, KASTRIOT ÇAUSHI: ARTISTËT PROTAGONISTË TË NJË TRAGJEDIE. GJITHË OPINIONI NDËRKOMBËTAR I TRONDITUR