Përfaqësuesit e zyrave rajonale të avokatit të popullit janë mbledhur në qytetin e Shkodrës duke zhvilluar një trajnim mbi ecurinë dhe punën që bën kjo zyrë si dhe funksionimit e saj.

Avokati i Popullit në zyrën e Shkodrës Alfred Koçobashi tregoi për hapat e parë. Më pas avokati Koçobashi tregoi se si është zgjeruar. Gjatë këtij takimi trajnues është folur edhe për problematikat apo rastet konkrete të ankesave që hasen në rajonin e Shkodrës.