PAJISEN ME ÇERTEFIKATA, TRAJNIMIN NË BASHKËPUNIM ME FORMIMIN PROFESIONAL. 14 të rinj nga Vau Dejësi janë pajisur me nga një çertefikatë pas një trajnimi për ndërmarrjet e vogla dhe marketingun e turizmit agro-ushqimor.

Ky trajnim që u zhvillua në Bashkinë Vau Dejës u realizua në kuadër të projektit “familjet rurale drejt ndërmarrjeve moderne për të punuar sëbashku me turzimin”, projekt ky i financuar në kuadër të projektit IADSA në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të formimit profesional. Trajnimi i të rinjve u fokusua në organizimin dhe menaxhimin e aktiviteteve në ndërmarrjet e vogla si dhe marketingun e turizmit agro-ushqimor dhe teknikat e marketingut të biznesit të vogël.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/uF9S62pBizk?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSHQIPËRI – KOSOVË, SËRISH BASHKË DY QEVERITË SHQIPTARE
Artikulli tjetërFRROKU THIRRJE PROKURORISË VERIFIKONI FAKTET, AKUZAT POLITIKE