Diskriminimi për vendin e punës në Shkodër por edhe në Shqipëri është në shifra të larta. Shqetësimin e shpreh Iris Bajo, eksperte e burimeve njerëzore në fondacionin “RiniAlbania” e cila zhvilloi një trajnim me aktorë të ndryshëm për të minimizuar diskriminimin për vendin e punës.

Për diskriminimin në vendin e punës në Shqipëri ka edhe një ligj që nga viti 2010 por që nis të zbatohet pasi të diskriminuarit të bëjnë një ankimim për problemet që hasin. Edhe pse diskriminimi në Shqipëri për vendin e punës është i lartë për shkak të shumë arsyeve ende punonjësit nuk janë të njohur qoftë me ligjin por edhe me të drejtat e tyre në këtë pjesë.

Artikulli paraprakTOKAT TRUSH, PREFEKTI: KONTRATA E FIRMËS E PALIGJSHME
Artikulli tjetërRAMA NË FRANCË, TAKIM ME HOMOLOGUN CAZENEUVE