Në mjediset e hotel Golden Palace në Shkodër qendra “Pertej Endokrinologjisë” ka zhvilluar seminari me temë, “Endokrinologjia është lidere e shëndetit”. Nevoja për parandalimin dhe trajtimin në kohë të sëmundjeve hormonale është e madhe ndaj është e nevojshme edukimi dhe informimi I qytetarëve në lidhje me këtë fushë shprehet drejtorja e qendrës “Pertej Endokrinologjisë” Ilirjana Agolli.

Endokrinologjia ka një rol shumë të rëndësishëm tek gratë dhe vajzat thekson mjeku Radin Mustafa.

Së shpejtin edhe në qytetin e Shkodrës do të hapet qendra “Përtej Endokrinologjisë” e cila operon prej disa kohësh në Tiranë.