Prej më shumë se dy muajsh në Shkodër vijon trajnimi profesional i efektivëvë të policisë së Qarkullimit Rrugor.

Nje demostrim i aftesive te marre ne teori është bërë edhe në praktikë në rrugët e Shkodrës, e titulluar si “stërvitja e motorciklistëve”. Nën kujdesin e ekspertëve më të mirë të policisë, efektivet jane njohur me disa manovra apo mundësi të levizjes dhe patrullimit ne qytet. “Stërvitja e motoçiklistëve ”, është pjesë e trajnimit profesional të kësaj trupe dhe konkretisht është një prej moduleve të finalizimit të dy muajve stërvitjeje intensive teoriko-praktike për të përafruar shërbimet policore me standartet e vendeve të BE-së.