
Prania e qenve endacak në rrugët e qytetin të Shkodrës shpesh herë është kthyer në një problem shqetësues për qytetarët. Sipas aktivistëve dhe organizatave që merren me trajtimin e kafshëve të braktisura situata ka njohur një rënie të numrit të tyre në rruge.
Ndërmarrja e aksioneve të herë pas hershme për sterilizimin, vaksinimin dhe strehimin e tyre duket se ka ndikuar në përmirësimin e gjendjes. Qentë endacakë janë cilësuar si një sfidë e madhe për sigurinë publike ku sulmet e tyre në zonat urbane, shpesh kanë shqetësuar opinionin publik.
Organizatat dhe aktivistët kërkojnë qasje më humane, si zgjidhja e burimit përmes ndalimit të braktisjes dhe regjistrimit të detyrueshëm të qenve me pronarë.


