Në mbledhjen e Këshillit të Prokurorëve janë marrë vendimet për transferimin e shtatë prokurorëve.

Për transferimin e tyre tashmë pritet vetëm firma e kryeprokurorit Adriatik Llalla. Nga lista shihet se pjea më e madhe e prokutrorë që do të transferohen janë pjesë e Prokurorisë së Tiranës. Në mbledhje mësohet se është propozuar që: -Kudusi Shahu nga Krimet e Rënda transferohet në Prokurorinë e Tiranës -Anton Martini nga Prokuroria e Krimeve të Rënda të kalojë në Prokurorinë e Shkodrës. -Shkëlqim Kokona nga Prokuroaia e Apelit Tiranë transferohet në Pogradec -Granit Shahu nga Prokuroria e Tiranës transferohet në atë të Shkodrës -Florian Bonjaku nga Prokuroria e Tiranës transferohet në Krujë -Petrit Çano nga Prokuroria e Lushnjes transferohet në Prokurorinë Krujë -Shkëlqim Hajadari nga Prokuroria e Apelit Tiranë transferohet në Shkodër