Hyrja e Shkodrës po i nënshtrohet një transformimi të madh infrastrukturor me investimin e ri me vlere prej 10 milionë eurosh. Nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Onid Bejleri, tha se projekti është në fazat e tij të para dhe parashikon ndërtimin e një rrugë me 4 korsi dhe një ure të dytë mbi lumin Drin, e cila do të jetë paralele me urën ekzistuese.

Nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Onid Bejleri, tha se ky investim do të jetë një frymëmarrje për trafikun e rënduar, veçanërisht në sezonin veror.

Nga kantieri i ndërtimit, ku po punohet çdo ditë, inxhinieri Eduart Kurti u shpreh se punimet po ecin me ritme të kënaqshme dhe se përfundimi i tyre do të sjellë përmirësime të ndjeshme në qarkullimin rrugor në këtë segment.

Ky investim është pjesë e strategjisë më të gjerë për modernizimin e infrastrukturës së Shkodrës dhe përmirësimin e kushteve për banorët dhe vizitorët e qytetit.

Artikulli paraprakBERISHA: VIZITA E CHRIS LACIVITA NË SHQIPËRI HISTORIKE! DO VAZHDOJË BETEJËN QË FITOI NË UASHINGTON
Artikulli tjetërPROJEKTI PËR TRANSFORMIMIN E MUZEUT