Prej disa ditësh ka nisur puna pë transformimin e hyrjes së Shkodrës. Përmes një postimi në rrjetin social kreu i bashkisë Shkodër Benet Beci u shpreh se transformimi i hyrjes së Shkodrës tashmë është një realitet i prekshëm për çdo qytetar të Shkodrës, udhëtar të rastësishëm apo turist që i drejtohet qytetit. Këtë javë do të kemi të tjera lajme pozitive për qytetin shkruan Beci në postimin e tij.

POSTIMI I PLOTË

Transformimi i hyrjes së Shkodrës tashmë është një realitet i prekshëm për çdo qytetar të Shkodrës, udhëtar të rastësishëm apo turist që i drejtohet qytetit tonë.

Prej disa ditësh firma kontraktuese në projektin e financuar nga ARRSH-ja dhe Qeveria Shqiptare, me një vlerë prej 10 milionë eurosh për rrugën nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut, ka nisur punimet.

Aktualisht po punohet pranë Urës së Bahçallëkut, për krijimin e sheshit që do të shërbejë për ndërtimin e këmbëve të urës së re, paralele me atë ekzistuese.
Projekti parashikon ndërtimin e një ure të re dhe zgjerimin e rrugës në 4 korsi, duke zgjidhur një nga problemet kryesore të Shkodrës, veçanërisht gjatë sezonit turistik, kur krijohen radhë të gjata automjetesh si në hyrje ashtu edhe në dalje të qytetit.

Ky investim shënon fillimin e projekteve transformuese për hyrjen e Shkodrës.

Siç ju kam thënë edhe më herët në komunikimet tona, këtë javë do të kemi të tjera lajme pozitive për qytetin, me projekte dhe punë konkrete për Shkodrën kryeqendër e rajonit.

Artikulli paraprakTRAGJEDI NË HAMBURG/ TRENI PËRPLASET ME NJË KAMION, PLAGOSEN 12 PERSONA
Artikulli tjetërERDOĞAN: IZRAELI DUHET T’I JAPË FUND PUSHTIMIT TË GAZËS DHE TË KOMPENSOJË DËMET!