
Drejtues të RadioTelevizionit Publik Shqiptar në nivel qëndror dhe lokal zhvilluan në qytetin e Shkodrës forumin me temë “Vizioni i transformimit të RTSH-së dhe diskutimi me komunitetet lokale”.
Drejtori ekzekutiv Thoma Gëllçi shfaqi edhe disa problematika, që sipas tij janë të trashëguara prej vitesh. Ndër të tjera përmendi ndikimin e politikës në linjën editoriale, punësimet partiake në RTSH si dhe nevojën për financim. Gëllçi theksoi nevojën për implementimin e një reforme tërësore për të krijuar ura komunikimi mes audiencës dhe transmetuesit publik, e cila sipas tij tashmë ka nisur. Pjesë e këtij takimi të organizuar nga RTSH ishin përfaqësues të medias në nivel qëndror dhe lokal, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe institucioneve.






