Puna po vijon për transformimin e plotë të bllokut të pallateve pranë kopshtit “Bep Tusha” në Shkodër, një investim i nevojshëm për banorët e zonës. Për vite me radhë, ata janë përballur me baltë, pellgje me ujëra të ndotura dhe hapësira publike të zaptuara. Ndërhyrja përfshin çlirimin dhe sistemimin e hapësirave publike, përmirësimin e bllokut të banimit, si dhe rikonstruksionin e plotë të kopshtit “Bep Tusha”.

Investimi pritet të krijojë një mjedis më të pastër, të rregullt dhe funksional, si për banorët, ashtu edhe për fëmijët dhe familjet që frekuentojnë kopshtin. Bashkia Shkodër bën të ditur se puna do të vijojë lagje më lagje, duke u përqendruar te ndërhyrjet që ndikojnë drejtpërdrejt në përditshmërinë e qytetarëve.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSEANCË PLENARE DHE PROTESTË/ TUBUESIT GRUMBULLOHEN PRANË KUVENDIT, POLICIA VENDOS GARDH METALIK NË AKSET KRYESORE AFËR GODINËS
Artikulli tjetërGRUPI I PD KËRKON HEQJEN NGA RENDI I DITËS “STATUSI I MAGJISTRATËVE”: S’MUND TË TALLEMI ME PAGAT E PROKURORËVE DHE GJYQTARËVE