
Kur ka përfunduar numërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit, përveç atyre të diasporës, Star Plus ka qënë pranë qytetarëve të Shkodrës për të transmetuar live çdo zhvillim nË duke nisur që me fushatën zgjedhore që nisi me datë 10 prill e deri në mbylljen e kutisë së fundit për votat preferenciale për kandidatët.
Star Plus transmetoi për publikun fushatën zgjedhore të partive politike dhe kandidatëve të saj për deputetë, duke përfshirë takimet, prezantimin e programit apo edhe spote elektorale, duke ruajtur balancat dhe minutazhin e përcaktuar për të gjitha forcat politike dhe duke i dhËnË hapËsirË televizive cdo subjekti elektoral.
Për të vijuar më pas për disa ditë me radhë, që nga momenti i hapjes së procesit të votimit me 11 maj në orën 07:00, ku gazetarët dhe operatorët e Star Plus kanë qënë të angazhuar maksimalisht për të siguruar një pasqyrë të saktë, të balancuar dhe në kohë reale të të gjithë procesit zgjedhor. Ata ndoqën dhe dhanë informacione të detajuara për pjesëmarrjen e qytetarëve, problematikat e mundshme dhe reagimet e përfaqësuesve politikë nga Shkodra , Malesia e Madhe ,Vau i DejËs, Puka e Lezha
Gazetari Luan Kadija dhe Teodor Gjerga së bashku me operatorët Viljano Gjoni dhe Blerim Kruja raportuan nga të gjitha qendrat e votimit në qytetin e Shkodrës dhe më pas nga KZAZ nr 2 dhe 3 deri në përfundimin e procesit. Insert gazetaret , insertet ku thonË pershendetje ndodhem ne Shkoder
Gazetarja Nereida Vitoja së bashku më operatorin Mirjam Drabeja kanë raportuar live ditën e votimeve nga Vau Dejësi, për të vijuar më pas me mbërritjen e kutive dhe numërimin e votave në KZAZ nr 4.
Gazetarja Saeda Çoba me operatorin Sidrit Doda raportoi live ditën e votimeve nga Kopliku në Malësinë e Madhe, për të vijuar me mbërritjen e kutive dhe numërimin e votave për subjektet politike dhe kandidatët në KZAZ nr 5. Gazetari Elvis Hila raportoi live cdo situatË nga lezha nga nisja e procesit tË vitimit deri nË numerimin e votËs sË fundit .
Gazetarja Denisa Meçi raportoi live procesin e votimit në Pukë dhe Fushë-Arrez, ndërsa gazetari Elvis Hila raportoi për Star Plus çdo zhvillim në qarkun e Lezhës.
Studio e Hapur nË Star Plus me gazetarin Teodor Gjerga u kthye nË njË nga emsionet mË me peshË ku kandidatËt dhe drejtuesit poilitik shpalosËn programin dhe idetË e tyre .
Paralelisht me raportimet nga terreni, Star Plus organizoi biseda të drejtpërdrejta ne studio me moderatorët Sabina Shelegu dhe Erzen Koperaj, ku të ftuarit dhanë mendimin e tyre për këto zgjedhje parlamentare, jo vetëm në qarkun Shkodër por edhe rang kombëtar. Planet nga kzaz duke u lidh te katert me studion
Një rol të rëndësishëm për të mbajtur publikun të informuar në çdo minutë, Star Plus përmes rifreskimit të faqeve në rrjetet sociale të Star Plus Tv, Facebook, Instagram, Tik Tok, Youtube dhe faqen Web përcollën në kohë reale gjithçka ndodhi gjatë procesit.
Star Plus në këto zgjedhje parlamentare, ishte dritarja kryesore e informimit për banorët e qarkut të Shkodrës dhe si media lokale mË e madhe nË vend mbetet e përkushtuar të informojë me saktësi, paanshmëri dhe përgjegjësi të lartë profesionale.