
Bashkia Lezhë rënditet ndër njesitë vendore me transparente, duke arritur masen 100 %, ndërsa nga kater premtime të monitoruara janë mbajtur dy prej tyre.Këto janë gjetjet e monitorimit për vitin 2024 nga Qendra Verifikimit te fakteve “Faktoje”, në zbatim të projektit “40 premtime, 10 bashki”. Prezantimi i raportit u bë në prani të përfaqësuesve të Bashkisë Lezhë, Këshillit Bashkiak, gazetareve lokal dhe shoqërisë civile.
I pranishem në prezantimin e raportit, Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu tha se është bërë një punë voluminoze për të arritur në këtë nivel transparence.
2024 ishte viti i pestë që Faktoje monitoroi performancën e transparencës së 10 institucioneve të pushtetit vendor në Shqipëri, ku Bashkitë e Shkodrës dhe Lezhës kanë shënuar rezultatet më të mira në përmbushjen e premtimeve, duke rritur gjithashtu nivelin e transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve.