
Transporti publik në Shkodër tashmë funksionon me një ritëm të ri, duke ofruar shërbim të rregullt çdo 20 minuta gjatë gjithë ditës. Nga ora 06:00 e mëngjesit deri në 22:00 të mbrëmjes, qytetarët kanë mundësi të lëvizin më lehtë dhe me më shumë siguri në të gjithë qytetin
Ky organizim i ri synon të përmirësojë cilësinë e shërbimit dhe të respektojë kohën e qytetarëve, duke garantuar një transport publik funksional dhe të besueshëm për të gjithë përdoruesit
Frekuenca e rregullt krijon më shumë qetësi në lëvizje dhe e bën transportin publik një alternativë praktike për përditshmërinë në qytet, duke kontribuar në një organizim më të mirë të jetës urbane.






