“Mbi 50% e transportit të udhëtarëve në qarkun e Shkodrës vijon të kryhet me automjete të palicensuara”.

Ky është qëndrimi i shoqatës së transportit në qarkun e Shkodrës, ndërsa kryetari Artef Lekaj thotë se Policia e Shfrytëzimit të Automjeteve dhe ajo bashkiake po dëmtojnë konkurrencën duke mos zbatuar ligjin. Lekaj shkon më tej duke thënë se furgonët dhe autobusët e licensuar mbijetojnë duke transportuar nxënës dhe mësues të shkollave. Sipas tij, është detyrë ligjore e bashkisë që të përcaktojë një terminal.

Informaliteti në transportin e udhëtarëve në qarkun e Shkodrës është një problematikë e mbartur ndër vite. Mungesa e një terminali dhe aksionet e rralla nga ana e policisë ka bërë që të krijohet një situatë, ku mbizotëron konkurrenca e pandershme.

Artikulli paraprak4 VJEDHJE NË 24 ORË NË SHKODËR, QYTETARËT DENONCOJNË
Artikulli tjetërDHUNA NË FAMILJE, ÇDO MUAJ 8 RASTE TE REJA