Një shërbim i shoqëruar prej kohësh me probleme po hyn tashmë në një fazë të re përmirësimi në Shkodër. Bashkia ka nisur riorganizimin e transportit urban, me synim rritjen e cilësisë dhe funksionalitetit për qytetarët.
Kryetari i Bashkisë Shkodër inspektoi nga afër linjën e autobusëve, duke theksuar se, edhe pse ky shërbim funksionon prej vitesh, ai duhet të jetë në standardin e duhur dhe në përputhje me nevojat e qytetarëve. Sipas tij, të gjitha strukturat janë të angazhuara për të garantuar një transport urban më cilësor dhe më të besueshëm për banorët e Shkodrës
Çdo 20 minuta, në çdo stacion, do të ofrohet shërbim urban në linjën Fermentim – Bahçallëk dhe anasjelltas. Kjo është faza e parë e përmirësimit të transportit publik, ndërsa në vijim pritet zgjerimi i rrjetit dhe shtimi i linjave të tjera në funksion të komunitetit.
Përveç përmirësimit të shërbimit, Bashkia ka ndërhyrë edhe në infrastrukturë, duke zëvendësuar të gjitha stacionet e autobusëve dhe duke i kthyer ato në një standard modern për Shkodrën. Ky investim shkon në sinkron me projektet e tjera zhvilluese që janë realizuar në qytet, duke kontribuar në një transport publik më dinjitoz dhe në një hapësirë urbane më funksionale për qytetarët.

Artikulli paraprakSHKODËR, ZHVILLIMET NGA RENDI GJATË 24 ORËVE
Artikulli tjetërSTUDENTËT DHUROJNË GJAK PËR SPITALIN E SHKODRËS